Perez thyen rekordin: Reali transferon yllin e Serie A për 120 milionë euro

Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për përforcimin e madh.

Siç raporton Calciomercato.com, Zinedine Zidane ia ka kërkuar Perezit transferimin e Matthijs de Ligt. Zidane e sheh holandezin si pasuesin ideal të Sergio Ramos.

Perez është i gatshëm tia plotësojë dëshirën dhe për ta bindur Juventusin do të ofrojë 120 milionë euro.

De Ligt u transferua te Juventusi verën e kaluar për 85 milionë euro, mirëpo nuk ka luajtur në nivelin që pritej dhe Biankonerët janë të gatshëm të heqin dorë nga ai nëse vjen një oferte e lartë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here