Rangnick jep dritën jeshile: Milan transferon yllin e Ligue 1

Ralf Rangnick ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Florian Thauvin te Milani.

Marseille ka vendosur ta shesë 27-vjeçarin këtë verë, pasiqë kontrata  e tij skadon verën e ardhshme.

Rosonerët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe janë të gatshëm që ta transferojnë francezin në San Siro për 20 milionë euro.

Ralf Rangnick ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim, pasiqë e sheh Thauvinin si një lojtarë me eksperiencë që do ta ndihmonte skuadrën e re të Milanit.

Thauvin ka luajtur 237 ndeshje me Marseille dhe ka shënuar 78 gola dhe 51 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here