Sandro Tonali tek gjiganti italian!

Sandro Tonali sipas të gjitha gjasave vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Inter.

Kjo pasi mësohet se Inter e ka shndërruar në prioritet transferimin e 20 vjeçarit të Brescias gjatë kësaj vere, raporton Corriere dello Sport.

Klubi nga Lombardia po shpreson që të fillojë një luftë ofertash për të pasi në garë gjithashtu qëndron Juventus dhe Fiorentina.

20 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar një gol dhe asistuar 5 herë.

Një fakt tjetër interesant është që edhe gjyshja e 20 vjeçarit është fanse e flaktë e Neroazzurëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here