Sarri debaton ashpër me yllin e Juventusit në stërvitje!

Mediat italiane raportojnë se në ndeshjen kundër Bolognës nuk do të jetë prezent në fushë Miralem Pjanic shkaku i një fjalosje me trajnerin e Juves, Maurizio Sarrin.

Sipas La Stampa, kishte një debat të ashpër në mes të Sarrit dhe Pjanic prapa skenës.

Kjo gjë vetëm sa i hedh më shumë benzinë zjarrit duke bërë tanimë një transferim tek Barcelona shumë më të afërt sesa që ishte më herët pasi boshnjaku tani është i vetëdijshëm që një vend të titullarit e ka të vështirë ta ketë nën urdhërat e Sarrit.

Sarri është nën presion kohëve të fundit pasi edhe Cristiano Ronaldo është shumë i pakënaqur pasi po përdoret si një qendër sulmues për shkak të mungesës së Gonzalo Higuain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here