Ultimatumi ‘Pjanic’ për Barcelonën!

Barcelona ka kohë deri në fund të muajit qershor për të arritur një marrëveshje për transferimin e Miralem Pjanic, raporton Sport.

Mesfushori është një lojtar kyç për planet e Barcelonës për sezonin tjetër mirëpo çmimi që po kërkon Juventusi është shumë i lartë për katalanasit.

Dy skuadrat deri më tani kanë dështuar për të arritur një marrëveshje edhe për faktin që Arthur nuk ka pranuar të transferohet në Itali, lojtar ky shumë i pëlqyer nga Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here