Zbulohet objektivi kryesor i Rangnick!

Interesimi për sulmuesin e skuadrës së Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai, po rritet në një mënyrë dramatike thuhet në një raport.

Hungarezi po kalon një sezon fantastik deri më tani ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 9 herë prej mesfushës dhe vetëm në dy ndeshjet e tij të fundit ka shënuar 4 gola.

Sipas MilanNews, numri i skuadrave që po interesohen për të sa vjen e rritet, gjë që duhet ta shqetësojë shumë skuadrën e Milanit.

Në gjithë këtë Ralf Rangnick pritet të jetë vendimtar pasi që e njeh shumë mirë lojtarin dhe e ka cilësuar atë si objektivin kryesor të kësaj vere për Rossonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here