As Milan, e as Bologna: Ibrahimovic transferohet te klubi i njohur i Serie A!

Ralf Rangnick i cili pritet ta marrë drejtimin e Milanit në fund të sezonit, nuk e ka ndërmend ta mbajë në skuadër Ibrahimovicin.

Gjermani njihet për filozofinë e tij për të luajtur me lojtarë të rinjë dhe Ibrahimovic nuk përshtatet me sistemin e tij.

Siç raportojnë mediat italiane, suedezi nuk do ta vazhdojë karrierën te Bologna, por te një tjetër klub i Serie A.

Bëhet fjalë për Fiorentinën. Presidenti i ri Roco Commisso ka transferuar Franck Riberyn dhe tani synon transferimin e Thiago Silvas dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here