Bombë: Arthur transferohet tek Juventus!

Raportime të shumta thonë se Arthur Melo tani është i gatshëm për tu transferuar tek skuadra e Juventusit në shkëmbim të parave dhe Miralem Pjanic tek Barcelona.

Kjo marrëveshje do të ishte kryer disa javë më parë në qoftë se braziliani do të ishte i këtij mendimi qysh më herët.

Mirëpo derisa ja komunikua nga përfaqësuesit e Barcës se braziliani nuk do të ketë shumë minuta në këmbë në Camp Nou duket se ai është bindur për tu larguar.

Arthur vlerësohet me një çmim prej 80 milionë eurosh dhe Pjanic rreth 70 milionë ndërsa tek ‘Zonja e Vjetër’ braziliani pritet të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here