Çfarë po ndodh te Barcelona? Griezmann dhe Messi janë rrahur mes vete?

E përditshmja spanjolle Don Balon ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruajtur se Messi dhe Griezmann janë përleshur mes vete.

Mediat spanjolle, shkruajnë se kjo ka ndodhur në stërvitjen e parë pas ndeshjes Sevilla-Barcelona.

I gjithë konflikti ka filluar pasiqë Griezmann ka fajsuar Messin se nuk e ka asistuar atë dhe se do ta fitonin ndeshjen nëse argjentinasi do tia kishte pasuar topin atij gjatë një rasti. Kjo sjellje nuk i ka pëlqyer Messit dhe ka filluar përleshja mes tyre.

Ky duket si një lajm i pabesueshëm, por që nga transferimi i tij te Barcelona, Griezmann nuk ka arritur të ambientohet aspak dhe për këtë flasin edhe statistikat.

Barcelona e humbi kreun e tabelës, pasiqë mbrëmë Reali e mposhti Sociedadin dhe tani i pret një fund i vështirë i kampionatit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here