Jan Vertonghen tek gjiganti italian!

Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen është shumë pranë transferimit tek Roma.

33 vjeçari këtë verë do të jetë një futbollist pa kontratë dhe pritet që të transferohet tek skuadra e kryeqytetit italian.

Tottenham nuk ka shfaqur ndonjë interesim për ta mbajtur belgun në skuadës dhe problemi i vetëm për Giallorosët është interesimi i skuadrave të Inter dhe Napolit.

Mirëpo Roma i ka garantuar belgut një vend titullari gjë që pritet të ndikojë shumë edhe në vendimin e tij.

Belgu pritet të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare ku do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here