Manchester City shpartallon Burnleyn dhe merr fitoren e rradhës

Manchester City ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burnleyt. Trajneri Pep Guardiola kishte lënë në stol pjesën më të madhe të titullarëve, por në një ekip të mbushur me yje nuk bën shumë diferencë diçka e tillë.

Kështu ka ndodhur, pasi pjesa tjetër e skuadrës është argëtuar në fushë. Foden hapi serinë e golave me një gol në minutën e 22′. I riu lëshoi një goditje të fortë nga distanca dhe mposhti portierin kundërshtar për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 sepse ishte Mahrez që shënoi dy gola të shpejtë më pas. Sulmuesi realizoi në minutën e 43′ dhe me penallti në të 45’+3′. Lajmi i keq është dëmtimi i Agueros në fundin e 45 minutave të para.

Pjesa e dytë dhuroi gola të tjerë sepse David Silva realizoi gol pas një aksioni të bukur të “Qytetarëve” në minutën e 51′, ndërsa Foden mbylli ndeshjen në të 63′.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here