Revolucioni Rangnick: Gjermani transferon te Milani tre yje për 110 milionë euro

Ralf Rangnick i cili sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e Milanit pas përfundimit të sezonit, ka identifikuar tre lojtarë për ta bërë revolucionin në San Siro.

Emri i parë në listën e Rangnick është sulmuesi i RB Leipzig nën pronësi të Romës, Patrick Schick. Çeku ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon. Vlera e Schick në treg është rreth 30 milionë euro.

Lojtari i dytë në listë është mbrojtësi i RB Leipzig Dayot Upamecano, vlera e të cilit është rreth 50 milionë euro.

I treti në listën e  Rangnick është Milot Rashica. Milan mund ta transferojë Rashicën për 30 milionë euro nëse Werder Bremen mbetet në Bundesligë. Në rast se Werder skualifikohet në Bundesliga 2, atëherë Rosonerët mund ta transferojnë vetëm për 16 milionë euro.

Rashica ka shënuar 10 gola këtë sezon në 28 ndeshje të luajtura.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here