Arsenali mposht Southampton dhe merr tre pikë pas një pauze të gjatë

Arsenali ka fituar me shumë vuajtje në transfertë ndaj Southampton me rezultatin 0-2.

Ekipi i trajnerit Mikel Arteta mori një fitore pas dy ndeshjesh që humbiste duke marrë pikët e para pas rifillimit të kampionatit anglez.

“Topçinjtë” shënuan nga një gol për çdo pjesë. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 20′ nga i riu Eddie Nketiah. Ky i fundit përfitoi nga gafa e portierit Alex McCarthy dhe skuadra e tij kaloi në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

E dyta foli sërish për Arsenalin që luftoi më shumë. Vendasit mbetën me 10 futbollistë, pasi Stephens mori karton të kuq në minutën e 85′. Arsenali e shfrytëzoi mjaft mirë një mundësi të tillë dhe gjeti golin e dytë në të 87′ me anë të Willock.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here