Marrëveshja është arritur, Pedro transferohet në Serie A!

Roma ka arritur marrëveshjen me Pedro Rodriguezin, ish-sulmuesin e Barcelonës, që po luan sezonin e fundit m Chelsea-n e Londrës.

Në muajin shtator 32-vjeçari do të veshë fanellën verdhekuqe, pasi ka nënshkruar parakontratë me kryeqytetasit italiane në bazë të së cilës do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, për dy vitet e ardhshme. Mbërritja e Pedros në Romë detyron të largohet një mes turkut Under dhe holandezit Kluivert.

Pedro zgjodhi Romës pasi refuzoi disa oferta “ekzotike” nga Katari (skuadra e Xavit) dhe nga MSL, në Amerikë. Një afrim i rëndësishëm me kosto zero për Romën, që, në rast të përformacave të mira të spanjollit, ka opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here