Zidane kërkon që Ramos të pensionohet tek Real Madrid!

Zinedine Zidane beson se kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, duhet që të pensionohet në Santiago Bernabeu në një kohë që janë ngritur dyshime për të ardhmen e tij.

Kontrata e Ramos përfundon sezonin e ardhshëm në një kohë që ai do të jetë 35 vjeçare dhe akoma nuk dihet nëse mbrojtësi do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Të mërkurën në ndeshjen kundër Mallorcas që Real e fitoi 2-0 Ramos tregoi që ai ka akoma shumë për të dhuruar për Los Blancos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here