Gerrard mohon mundësinë e transferimit tek Birmingham!

Steven Gerrard ka mohuar mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës së Birmingham, siç raporton Football Insider.

Legjenda e Liverpool qëndron i përkushtuar me skuadrën e Rangers me të cilin anglezi ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe e ka në plan që ta çojë deri në fund.

Mediat angleze javëve të fundit filluan të raportonin për mundësinë që Gerrard të largohej nga skuadra skoceze, lajme këto që dolën plotësisht të rrejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here