Me interesimin që dita ditës po shtohet skuadra e Wolves ka vendosur një çmim për sulmuesin e saj, Raul Jimenez.
Siç raporton e përditshmja AS, cilado skuadër që dëshiron shërbimet e Jimenez duhet të derdhë hiç më pak se 100 milionë euro në arkat e klubit anglez.
Përfaqësuesi i kombëtares meksikane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe emri i tij po lidhet me skuadra si Arsenal, Manchester United dhe Real Madrid.