Setien kritikon Arthur, reagon nëna e brazilianit

Arthur Melo duket se është një hap larg firmës me Juventus-in. Para stërvitjes së Barcelona-s, trajneri Setien ka folur me lojtarin, por nuk dihet se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit.

Në konferencë për shtyp, Seiten ka siguruar: “Kam besim tek ai, ka mundësi të luajë. Duhet të tregoj se zërat e merkatos nuk e kushtëzojnë. Nuk e di nëse do të largohet, por e di që do të qëndrojë me ne deri në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ndërkohë, Setien është sulmuar në rrjetet sociale nga mamaja e Arthur. “Nuk është i pari që vjen te një klub i madh me entuziazëm, por pa sjellë fryte më pas. U ndodh shumë lojtarëve”, ka thënë trajneri i Barçës kur është pyetur në lidhje me largimin e mundshëm të Arthur.

Fjalë këto që nuk janë pritur aspak mirë nga ma maja e lojtarit. “Zot i madh, tani po fillojnë të nxjerrin defekte për lojtarin”, ka qenë komenti i mamasë së Arthur në lidhje me deklaratat e trajnerit të katalanasve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here