Sarri nuk shqetësohet për Pjanic!

Maurizio Sarri nuk e di nëse Miralem Pjanic do të qëndrojë apo jo pas këtij sezoni mirëpo edhe nuk po shqetësohet nga raportimet e fundit të mediave që thonë se ai do largohet nga Allianz Stadium.

Pjanic luajti 90 minuta në fitoren 4-0 kundër Lecce duke e rritur distancën me Lazion në 7 pikë në garën për Scudeton.

E ardhmja e Pjanic është në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve që thonë se ai do të transferohet tek skuadra e Barcelonës ku në vend të tij do të vijë Arthur Melo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here