Havertz nuk e ka mendjen tek merkatoja verore!

Kai Havertz nuk po mendon shumë për merkaton verore dhe për sezonin e tij të ardhshëm përkundër faktit që për të janë të interesuara skuadra të mëdha europiane si Chelsea dhe Manchester United, deklaroi kështu trajneri i Bayer Leverkusen, Peter Bosz.

Havertz momentalisht po kalon sezonin e tij më të mira me Leverkusen ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 9 herë në 42 paraqitje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

21 vjeçari po monitorohet nga shumë skuadra të mëdha europiane ndër të cilat më të njohurat janë Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here