Inter dhe City përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Interi do të tentojë transferimin e Sergio Kun Agueros nga Manchester City këtë verë, raportojnë mediat italiane.

Citizens janë të interesuar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar dhe Neroaxurët dëshirojnë që në operacion të përfshihet kartoni i Agueros.

Shitja e Skriniar ka qenë e paimagjinueshme për Interin, mirëpo drejtuesit kanë ndryshuar mendim, pasiqë sllovaku nuk është përshtatur mirë në skemën e Contes me tre mbrojtës.

Aguero edhe pse 32-vjeçar ishte mjaftë i rëndësishëm për Cityn këtë sezon, mirëpo Qytetarët kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij.

City besohet se do ta pranojë ofertën e Interit për një shkëmbim Skriniar-Aguero.

Përveç Agueros, Interi do të arkëtonte edhe një shumë parash.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here