Arsenali me një paraqitje të mirë, Topçinjtë mposhtin me poker Norwichin

Arsenal ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Norwich në javën e 32-të të Premier League.

Protagonisti aboslut i sfidës së luajtur në Emirates Stadium ka qenë Pierre-Emerick Aubameyang, autor i dy golave (33′, 67′) dhe i një asisti. Xhaka (37′) dhe Soares (81′) kanë qenë autorët e dy golave të tjerë.

31-vjeçari është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Arsenali-t që ka arritur shifrën e 50 golave në Premier League (79 ndeshje) dhe është i gjashti në renditjen e përgjithshme.

Kjo fitore e ka çuar skuadrën e Arteta-s në 46 pikë, gjashtë zonës europiane të renditjes, ndërsa Norwich mbetet në vendin e fundit me 21 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here