Milan do të nënshkruajë me Rebic!

Raportet e ditës së sotme thonë se Milan është e gatshme të firmos me Ante Rebic nga Eintracht Frankfurt një vit më herët sesa që është parashikuar.

Rebic erdhi në fund të 2019 në një huazim dy vjeçar ku tek gjermanët u transferua Andre Silva.

Në fillim kroati hasi në vështirësi për të gjetur një vend titullari tek Milan por tashmë ka shënuar 9 gola në 21 paraqitje të zhvilluara për Rossonerët.

Ivan Gazidis është shprehur i gatshëm për të arritur një marrëveshje të shpejtë për 26 vjeçarin, çmimi i të cilit sillet diku tek 30 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here