Shkëmbimi i vititit: Griezmann në Torino, dy yjet e Juventusit në Camp Nou!

Barcelona dhe Juventus disa ditë më parë shkëmbyen Arthur Melon dhe Miralem Pjanicin.

Dy klubet kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe tani po përgatiten për shkëmbimin e rradhës.

Antoine Griezmann nuk ka arritur të ambientohet aspak në Camp Nou dhe dëshiron largimin. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Barcelonës Adrien Rabiot dhe Douglas Costa për Griezmann.

Lajmin e ka bërë të ditur Calciomercato.com, e cila shkruan se bisedimet kanë filluar dhe se ky super shkëmbim mund të realizohet pas përfundimit të sezonit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here