West Ham mposht Chelsean në derbin e Londrës

West Ham ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 kundër Chelsea-t në javën e 32-të të Premier League.

Një fitore që i ndihmon “Hammers” t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa skuadra e Lampard ka shpërdoruar një mundësi për t’u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Ka qenë një fitore me përmbysje për vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 34-t, por goli i Soucek është anuluar nga VAR nga një pozicion jashtë loje milimetrik.

Willian ka kaluar në avantazh miqtë në të 42-ën me një penallti, por West Ham është kundërpërgjigjur duke barazuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Soucek, me VAR që nuk ka ndërhyrë këtë herë.

Antonio ka përmbysur rezultatin në minutën e 51-të, por Willian ka çuar shifrat në 2-2 me një goditje dënimi të mrekullueshme. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Yarmolenko ka realizuar golin  e fitores për West Ham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here