Zbulohet e vërteta e shkëmbimit: Juventus dhe Barcelona ia bënë ‘tetë me dy’ UEFA-s

Shkëmbimi mes Miralem Pjanic dhe Arthur Melos e dëshmoi edhe njëherë se klubet janë të gatshme të bëjnë manovra të ndryshme për të mos thyer rregullat e Fair Playt Financiarë.

Barcelona shpenzoi 60 milionë euro për Pjanicin dhe 5 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, ndërsa në anën tjetër Juventusi pagoi 80 milionë euro për Melon.

Përse klubet insistuan që të paguajnë çmimin e lojtarëve në vend të shkëmbimit klasik.

E gjithë kjo u bë për shkak të evidentimit të fitimit që Juventus dhe Barcelona do tia shfaqin UEFA-s.

Kështu Juventusi do të evidentojë një fitim prej 40 milionë eurove, ndërsa Barcelona prej 50 milionë eurove, ndërsa kanë shpenzuar shumë më tepër.

Prej nga ky fitim?

Juventus dhe Barcelona kanë gjetur një mangësi në rregulloren e Fair Playt Financiarë e cila thotë se paratë e transferimit evidentohen gjatë kohëzgjatjes së kontratës së futbollistit. Që don të thotë se nëse një klub e transferon një futbollist për 20 milionë euro dhe ai futbollist firmos kontratë katër vjeçare, atëherë shpenzimet për këtë transferim pjestohen me katër (për çdo vit të kontratës).

Kështu në bilancin e klubit do të jetë e evidentuar se klubi shpenzon çdo vit nga 5 milionë euro për atë futbollist. Por e kundërta vlen kur klubet shesin lojtarë. Në rast se një klub e shet një lojtarë për 20 milionë euro, atëherë fitimi evidentohet menjëherë.

Ky shkëmbim mes Juventusit dhe Barcelonës ka shkaktuar pakënaqësi te UEFA, pasiqë Biankonerët dhe Katalanasit kanë dalur fitues nga ky shkëmbim. Përveç shkëmbimit, Juventus dhe Barcelona do të shfaqin fitim në bilanc para Fair Playt Financiarë.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here