E bujshme: Unai Emery nga sezoni i ardhshëm në Serie A

Ishte i shkëlqyeshëm te Sevilla dhe shumë i mirë te PSG.

Te Arsenali dështoi, mirëpo nuk ka dyshim rreth aftësive të tij si trajner.

Siç raportojnë mediat italiane, Unai Emery është kandidati numër një për ta marrë drejtimin e Fiorentinës sezonin e ardhshëm.

Fiorentina në ndeshjen e fundit u mposht nga Sassuolo 1-3 dhe Iachini i ka ditët e numëruara në Firence.

Rocco Commisso ka plane ambicioze dhe prandaj për trajner dëshiron një emër të njohur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here