Oferta stratosferike ka arritur: Zaniolo tek gjiganti europian për 70 milionë euro!

Ai është njëri nga futbollistët italian që premton shumë.

Siç raportojnë mediat italiane, Real Madrid është futur në garë për yllin e Romës Nicolo Zaniolo.

Italiani është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë, mirëpo Madrilenët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë me një ofertë stratosferike.

Zidane ia ka kërkuar Perezit transferimin e Zaniolos dhe Los Blancos kanë gati ofertën prej 70 milionë eurove.

Roma është në krizë financiare pas koronavirusit dhe vështirë se do ta refuzojnë këtë ofertën e Realit.

Mbetet ta shohim nëse Zaniolo do të transferohet në Spanjë apo do të qëndrojë në Itali te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here