Real nuk e përballon transferimin e Mane!

Real Madrid e ka të pamundur financiarisht që këtë verë të tentojë transferimin e sulmuesit të Liverpool, Sadio Mane, raporton Daily Mail.

Zinedine Zidane është një fans i madh i senegalezit mirëpo Los Blancos kanë shumë lojtarë në skuadër që duhet të shiten për të krijuar mundësitë e nevojshme financiare për ardhje të reja në skuadër.

Sadio Mane dhe Erling Haaland ishin dy objektivat kryesorë të Real Madrid por pandemia e COVID-19 dhe kriza ekonomike që pasoi i prishi të gjitha këto plane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here