Sane arrin tek Bayern për kontrollet mjekësore!

Sulmuesi anësor i Manchester City, Leroy Sane ka mbërritur në Munih për të kryer kontrollet mjekësore tek Bayern para nënshkrimit të kontratës, raporton Sky Sport Germany.

Pep Guardiola e tregoi edhe vetë se futbollisti pritet të largohet nga Etihad Stadium në fund të këtij sezoni edhe përkundër faktit që ai kishte shumë dëshirë që 24 vjeçari të qëndronte akoma në skuadrën e tij.

Por pamjet e futbollistit që ka mbërritur në Munih janë shpërndarë duke bërë transferimin tek bavarezët çështje ditësh ose orësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here