Tonali tek Inter? Marotta shpjegon të gjitha!

Drejtori i përgjithshëm i Inter, Beppe Marotta, ka deklaruar se me skuadrën e Brescias gëzojnë një raport të shkëlqyer mirëpo akoma nuk kanë biseduar asgjë për transferimin e Sandro Tonalit.

20 vjeçari ka qenë shumë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Inter dhe Marotta nuk e ka mohuar dëshirën e klubit për ta pasur në skuadër talentin italian.

‘Nuk jam vetëm unë që dëshiroj atë lojtar por edhe shumë ekspertë të tjerë italianë’- shtoi Marotta.

Tonali këtë verë mund të transferohet tek Neroazzurët mirëpo klubi nga Milano duhet të plotësojë kërkesat financiare të skuadrës së Brescias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here