Dy yjet e Juventusit tek United, Pogba rikthehet në Torino!

Juventus ka vendosur me çdo kush të rikthejë Paul Pogba në Allianz Stadium.

Mesfushori u transferua 4 sezone më parë në Old Trafford për shifrën e 105 milionë eurove.

Për të arritur një gjë të tillë ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të ofrojë Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot për të bindur drejtuesit e Djajve të Kuq për ta lënë francezin të lirë të rikthehet në Itali.

Juventus nuk po mendon të ofrojë para pasi këta dy lojtarë mendohet se e arrijnë çmimin e francezit.

Mirëpo një gjë e tillë duket e vështirë të ndodhë pasi United kërkon që nga shitja e Pogbas të fitojë ndonjë shumë të madhe parash, me çmimin e tij që llogaritet diku tek 90 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here