Inter transferon mbrojtësin e Chelseas!

Menjëherë pas transferimit të Hakimit, Inter ka hapur bisedimet edhe për transferimin e mbrojtësit të majtë italian të Chelseas, Emerson Palmieri.

Sky Sport Italia raportoi se Antonio Conte i ka bërë të ditur skuadrës së tij që dëshiron ta ketë Palmierin në anën e majtë të mbrojtjes së tij.

Ish mbrojtësi i Romës e ndoqi Conten tek Chelsea në janar të 2018 për shifrën e 20 milionë eurove.

Megjithatë në dy sezone e gjysmë ai ka zhvilluar vetëm 53 ndeshje, gjë që e bën transferimin tek Inter një gjë më të lehtë për tu arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here