Jo vetëm Jovic, Milan transferon edhe një tjetër futbollist nga Reali për 20 milionë euro!

Milani verën e kaluar transferoi nga Reali Theo Hernandezin dhe rezultoi të ishte përforcimi më i mirë që kanë bërë Rosonerët në vitet e fundit.

Rosonerët janë të interesuar për sulmuesin e Realit, Luka Jovic dhe bisedimet mes dy klubeve kanë filluar.

Megjithatë Sky Italia, raporton se Milani është i interesuar edhe për një tjetër futbollist të Realit. Bëhet fjalë për talentin e Los Blancos i huazuar te Leganes, Oscar Rodriguez.

Rodriguez është mesfushorë ofanziv dhe këtë sezon ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje të luajtura.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro, ndërsa te Reali janë të gatshëm ta shesin atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here