Liverpool pranë transferimit të Thiagos!

Spanjolli pritet të bëhet transferimi i parë i Liverpool këtë verë.

Liverpool është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Bayern Munich, Thiago Alcantara, raporton Sport.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i spanjollit, qysh prej kohës kur drejtonte skuadrën e Borussia Dortmund.

Negociatat duket se janë në një nivel të lartë përkundër faktit që Liverpool po refuzon të paguajë shifrën prej 35 milionë eurove që bavarezët po kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here