Manchester United dhe City interesohen për Griezmann!

Rivalët e Manchester United dhe City kanë kontaktuar Barcelonën për një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann, raporton Mundo Deportivo.

Francezi ka kaluar një sezon tmerrësisht të keq në Camp Nou dhe skuadra katalanase ka vendosur ta shes këtë verë futbollistin e saj.

Griezmann u transferua verën e kaluar nga Atletico Madrid mirëpo qysh prej transferimit ai ka dështuar të bindë drejtuesit e klubit Blaugrana për të siguruar një të ardhme tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here