Napoli siguron transferimin e parë!

Napoli ka arritur një marrëveshje personale me futbollistin Cengiz Under.

Napoli dhe Cengiz kanë rënë dakord për një pagë vjetore prej 3,5 milionë eurove dhe një kontratë afatgjate për 5 vite mirëpo akoma një marrëveshje me skuadrën e Romës nuk është arritur.

Roma e vlerëson futbollistin me një çmim prej 30 milionë eurosh, shumë të cilin Napoli nuk është në gjendje ta ofrojë.

La Gazzetta dello Sport raporton se napolitanët i kanë ofruar tre lojtarë Romës për ta lënë turkun të largohet nga kryeqyteti itaian.

Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Faouzi Ghoulam dhe Matteo Politano, ndërsa nëse kjo ofertë nuk pranohet atëherë të gatshme janë 15 milionë euro dhe një lojtar të cilin e dëshiron Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here