Rakitic vendos për të ardhmen!

Ivan Rakitic duket se do të qëndrojë prapë tek Barcelona përkundër faktit që shprehu dëshirë për ta mbyllur karrierën tek skuadra e Sevillës, raporton Mundo Deportivo.

Kroati po hyn në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe me një moshë 33 vjeçare vështirë se mund ti ofrohet një kontratë e re atij.

Sevilla nuk është e gatshme për të paguar një tarifë për transferimin e mesfushorit gjë që do të thotë se duhet të presin deri në verën e ardhshme kur lojtari do të jetë pa kontratë dhe mund të transferohet si një lojtar i lirë tek andaluzianët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here