Reali mposht Getafen dhe shkëputet katër pikë nga Barcelona

Real Madridi ka arkëtuar pikë të plota në triumfin minimal (1-0) përballë Getafes në ndeshjen e javës së 33-të në La Liga.

Në minutat e para, Thibaut Courtois reagoi për mrekulli për të penguar një goditje me kokë nga Mathias Olivera Miramontes. Vinicius Junior pati një rast të mirë në anën tjetër, por goditja e tij ishte e lehtë për portierin David Soria.

Një tjetër pritje e bëri portieri i Getafes kur Isco provoi me një goditje nga afërsia. Në këtë mënyrë, skuadrat shkuan në pushim me rrjetat që mbetën të paprekura.

Luka Modric rrezikoi në gjysmën e dytë, ndërsa në anën tjetër tentoi Jaime Mata, porse mungonte efektiviteti. Në vazhdim, Miramontes u tregua i pakujdesshëm në një ndërhyrje ndaj Daniel Carvajal në zonë duke shkaktuar penallti.

Kapiteni Sergio Ramos e mori përgjegjësinë dhe goditja e tij nga pika e bardhë u ndal në rrjetë për t’ia dhënë epërsinë skuadrës vendase (79’).

Pas kësaj fitoreje të Real Madridi dhe pas barazimit të Barcelonës, Mbretërit janë shmangur me katër pikë në krye të tabelës në raport me rivalin e përbetuar.

Getafe mbetet në zonën evropiane, në pozitën e gjashtë, me dy pikë më shumë se Real Sociedadi që është duke e përcjellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here