Arsenali mposht Wolves dhe mbetet në garë për Champions

Arsenal ka mundur 2-0 në transfertë Wolves-in në javën e 33-të të Premier League.

Një fitore që e mban në garë skuadrën e Arteta-s për kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Topçinjtë, në fakt, janë në vendin e shtatë me 49 pikë, gjashtë pikë larg United të vendit të katërt.

Arsenal ka mposhtur një kundërshtar direkt, duke parë se Wolves mbetet në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm tri pikë larg zonës Champions.

Ndeshja është vendosur nga Saka (43′), i cili është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon gol për Arsenal-in në një ndeshje të Premier League pas Oxlade-Chamberlain në 2012-ën, dhe nga Lacazette (86′).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here