Lazio përforcohet me mbrojtësin anglez!

Lazio është duke bërë gati një ofertë në drejtim të Tottenham për mbrojtësin e saj Danny Rose i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra e Newcasle United.

Sipas Corriere dello Sport, Igli Tare ka kthyer sytë nga Rose si një përforcim potencial për sezonin e ardhshëm.

Ai luan në anën e majtë të mbrojtjes mirëpo mund të përshtatet edhe në ndonjë pozitë më të avancuar në formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghit.

Çmimi i lojtari vlerësohet diku tek 5,5 milionë eurot dhe deri më tani problemi i vetëm qëndron paga e tij prej 3 milionë eurosh që është shumë e lartë për skuadrën nga kryeqyteti italian.

Rose 30 vjeçar ka një kontratë me Tottenham që skadon në 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here