Njëri më i mirë se tjetri: Pas Hakimit, Inter transferon një yll për krahun e majtë

Inter vazhdon të punojë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Të enjten e shkuar Interi zyrtarizoi transferimin e Achraf Hakimit nga Reali, mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Zi-kaltrit kanë nisur sulmin për të transferuar mbrojtësin e majtë të Bayernit, David Alaba. SportMediaset, shkruan se Beppe Marotta ka nisur bisedimet me agjentin e austriakut, Pini Zahavi.

28-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë. Vlera e Alabas në treg është rreth 50 milionë euro, mirëpo paga e tij prej 11 milionë eurove është e pa pranueshme për Interin.

Neroaxurët planifikojnë tia ofrojnë Bayernit Perisicin i cili vlerësohet 20 milionë euro dhe plus 20 milionë euro për Alaban,

Bavarezët besohet se do ta pranojnë ofertën, pasiqë Alaba nuk bën pjesë në planet e Flick dhe vitin e ardhshëm mund të largohet falas nga Allianz Arena.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here