Nuk ka më dilema, Cavani transferohet në Serie A!

Raportimet e mediave italiane thonë se Edinson Cavani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me drejtuesit e skuadrës së Romës.

33 vjeçari do të jetë një lojtar i lirë këtë verë edhe pasi bisedimet me PSG dështuan tani ai mund të fillojë bisedimet me Romën.

Ai më herët ka qenë pjesë e Palermos pastaj u transferua tek Napoli ku në 2013 u ble për 64 milionë euro nga skuadra e Paris Saint Germain.

Të martën ose të mërkurën pritet të zhvillohet një takim mes dy palëve për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here