Si tentoi Juventus të shkëmbej Ramsey me yllin e Tottenham!

Juventus tentoi të shkëmbej Aaron Ramsey me Tanguy Ndombele, raporton Daily Telegraph, ofertë kjo që u refuzua nga skuadra e Tottenham.

Lëvizja ndodhi kur Juventus siguroi shërbimet e Arthur Melo që dërgoi Miralem Pjanic në Camp Nou plus 12 milionë euro shtesë që ju paguan Barcelonës.

Ndombele u bë blerja rekord e skuadrës së Tottenham për 60 milionë euro vitin e kaluar mirëpo ka hasur në vështirësi për të gjetur formën e duhur dhe nuk gëzon marrëdhënie të mira me trajnerin Jose Mourinho.

Megjithatë skuadra londineze ka refuzuar të heq dorë nga 23 vjeçari i cili ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 4 herë në 28 ndeshje këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here