Barcelona mposht VIllarrealin me një super paraqitje dhe vazhdon garën për titullin

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga pas dy barazimeve radhazi që i kanë kushtuar kreun e renditjes.

Katalanasit kanë mundur me rezultatin 4-1 Villarreal-in në transfertë dhe kanë ruajtur diferencën prej katër pikësh në renditje me Real-in kryesues.

Torres (3’, autogol), Suarez (20’), Griezmann (45’) dhe Fati (86’) kanë shënuar për blaugranat. Moreno (14’) për vendasit.

Me golin e shënuar sot, Luis Suarez është bërë lojtari parë i Barcelona-s që shënon në të 12 muajt e vitit në La Liga.

Ndërkohë, me dy asistet e dhëna sot, Leo Messi ka shkuar në 19 asiste në këtë kampionat, ecuria e tij më e mirë në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here