Fenerbahce pas dyshes së Barcelonës!

Fenerbahce ka kontaktuar me skuadrën e Barcelonës për një transferim të mundshëm të dyshes Jean-Claire Todibo dhe Moussa Wague, raporton Sport.

Turqit janë të vendosur për të huazuar dyshen për sezonin e ardhshëm dhe Barcelona duket e gatshme për bisedime të tilla.

Si Todibo poashtu edhe Wague nuk duken se do kenë ndonjë mundësi për të luajtur në skuadrën e parë të Barcelonës kështu që Fenerbahce po shikohet si një mundësi mjaft e mirë për futbollistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here