Problemet te Barcelona nuk kanë të ndalur: Nike bën një gabim me fanellat e Katalanasve

Përveç rezultateve të dobëta, Barcelona ka problem edhe me fanellat.

Mundo Deportivo, raporton se Nike ka bërë një gabim dhe fanellat e reja të Barcelonës për sezonin e ardhshëm nuk do të dalin në shitje sipas datës së planifikuar.

Plani ka qenë që fanellat të lëshohen në shitje prej ditës së nesërme, por shitja është shtyrë për një periudhë të pacaktuar.

Te Barcelona po punojnë që të llogarisin humbjet nga ky gabim dhe të kërkojnë kompenzim nga kompania e veshjeve sportive Nike.

Në rast se Nike refuzon të kompenzojë dëmin e shkaktuar, Barcelona është e gatshme ta hedh rastin në gjyq.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here