Lazio nxjerrë në shitje lojtarin e saj kryesor!

Lazio raportohet se ka ulur çmimin për futbollistin e saj, Sergej Milinkovic-Savic dhe po përgatitet ta shes serbin pas përfundimit të këtij sezoni.

Presidenti Claudio Lotito më herët kishte kërkuar 100 milionë euro për  lojtarin ndërsa tani e ka ulur çmimin në 70 milionë për këdo që dëshiron shërbimet e tij.

Sipas mundësive më të mëdha futbollisti do të largohet nga Italia për shkak të pamundësisë që skuadrat italiane kanë për ta blerë atë.

Manchester United në këtë garë është së bashku me Paris Saint Germain ku drejtori sportiv, Leonardo kishte kërkuar transferimin e serbit edhe gjatë kohës që ishte tek Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here