Lajmi i ditës: Inter rrëmben yllin e Milanit

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, ka lëshuar një lajm bombastik.

Sipas Di Marzios, Interi synon ta rrëmbejë Franck Kessien nga rivalët e qytetit Milan.

Neroaxurët kanë shfaqur interesim për 23-vjeçarin edhe më parë, por Rosonerët kanë refuzuar që ta shesin Kessien te rivalët e tyre.

Mirëpo Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kessie, pasiqë ai pëlqehet shumë nga Conte.

Kessie ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022, mirëpo nuk bën pjesë në planet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm.

Ivoriani ka shënuar një gol këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here