Mandzukic rikthehet në Serie A, por te një tjetër gjigant italian!

Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Benevento janë në garë për ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, pasiqë Ibrahimovic pritet të largohet nga San Siro dhe kanë piketuar Mandzukicin si pasuesin ideal.

Siç raporton TodoFichajes, Milan ka shfaqur interesim për bomberin kroat. Mandzukic u largua nga Juventusi në janar dhe tani është lojtarë i lirë.

Benevento ka shfaqur interesim për 34-vjeçarin, pas kualifikimit në Serie A. Inzaghi e sheh atë si përforcimin ideal për skuadrën e tij, mirëpo vështirë se Mandzukic do ta lëshojë mundësinë për të luajtur te Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here